Shitja e letrës së tualetit dhe dezinfektuesve ka shënuar përsëri rritje në Gjermani, bëri të ditur zyra e statistikave të enjten, në kohën kur ekonomia më e madhe evropiane po përballet me valën e dytë të pandemisë.
Shitja e letrës së tualetit u rrit për 89.9 për qind javën e kaluar në krahasim me shkallën para krizës shëndetësore. Shitja e dezinfektuesve u rrit për 72.5 për qind, ndërsa shitja e sapunit për 62.3 për qind.
Gjermania është treguar më e suksesshme në kontrollimin e pandemisë sesa vendet e tjera të mëdha të Evropës si Britania dhe Franca, por numri i rasteve të reja është rritur vazhdimisht javëve të fundit.
Të enjten, Gjermania shënoi rekord të rasteve, me mbi 11.000 persona të diagnostikuar me Covid-19 për 24 orë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Sipas të dhënave të publikuara në prill, blerjet për rezerva të produkteve të përditshme para izolimit të paralajmëruar në pranverë kishin ndikuar që shitjet me pakicë të shkojnë në nivel shumë më të lartë se shkalla e parashikuar në shkurt.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...