Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, ka thënë se dy javët që i kishin pauzë, ia kanë mundësuar skuadrës të punojë dhe frytet po vijnë.
Prishtina mposhti si mysafir Feronikelin me rezultat 2-1, në një ndeshje të fortë.
‘Timonieri’ i Prishtinës, ka lavdëruar futbollistët e tij, duke thënë se e dhanë maksimumin dhe se kjo fitore rrit vetëbesimin.
“Ishte derbi, si para dhe gjatë ndeshjes. Dy ekipet dhanë maksimumin”.
“I uroj futbollistët për fitoren e cila gjithsesi ishte shumë e mundimshme, mirëpo tre pikë shumë të rëndësishme për rritjen e vetëbesimit në ekip dhe për ta vërtetuar që ato dy javë që i patëm pauzë, kemi punuar dhe kemi përmirësuar shumë gjë”.
“Secili nga futbollistët sot dha maksimumin dhe tani me këmbë në tokë të marrim ndeshjen e radhës në fundjavë (Gjilanin)”, ka thënë Ramadani.
Prishtina të dielën luan në shtëpi ndaj Gjilanit. /Telegrafi/
Përkundër ofertave të majme, Osimhen zgjedh Galatasarayn si ...
Valët e para të cunamit në Hawaii dhe Alaska pas tërmetit me...
Arrestohet një person pas përleshjes në Carrabreg, i sekuest...
Newcastle do ta transferojë ish-portierin e Arsenalit
Britania paralajmëron: Do njohim shtetin e Palestinës në sht...
Tre deri në pesë minuta pritje për të hyrë dhe për të dalë n...