Kremlini ka mohuar akuzat nga autoritetet britanike dhe amerikane se inteligjenca ushtarake e Rusisë kreu sulme kibernetike për të përmbysur Lojërat Olimpike të vitit 2020 të Tokios, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se vendet perëndimore fajësojnë për gjithçka Rusinë dhe shërbimet e inteligjencës ruse, veprime të cilat ai i quajti “shenjë e rusofobisë”.
“As Rusia dhe as agjencitë e inteligjencës ruse nuk kanë kryer kurrë ndonjë sulm kibernetik, e aq më pak Lojërat Olimpike”, tha Peskov.
Dje, Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar pretendoi se inteligjenca ushtarake ruse GRU organizoi “gjurmim kibernetik” kundër zyrtarëve dhe organizatave të përfshira në Lojërat Olimpike të Tokios para se të prolongohen shkaku i koronavirusit të ri (COVID-19).
“Veprimet e GRU-së kundër Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike janë cinike dhe të pamatura. Ne i dënojmë ata në termat më të fortë të mundshëm”, tha Dominic Raab, sekretari britanik i jashtëm.
Po ashtu edhe SHBA akuzoi gjashtë oficerë të inteligjencës ruse për kryerje të sulmeve kibernetike të sponsorizuara nga shteti, që përfshinin heqjen e rrjetit elektrik të Ukrainës jashtë linje, zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2017 dhe Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2018.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...