Grupi Parlamentar i Nisma-AKR, është përforëcuar me një deputet.
Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha i është bashkuar këtij grupi.
Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, deputeti i Nismës, Endrit Shala.
“Nga sot deputeti i Kuvendit të Kosovës z.Veton Berisha i bashkohet Grupit Parlamentar NISMA Socialdemokrate-AKR!”, ka shkruar ai.
Ndryshe, para disa ditësh lëvizje të deputetëve kishte paralajmëruar Daut Haradinaj i AAK-së.
Ai kishte thënë madje se edhe deputetë të pakënaqur të opozitës do t’i bashkohen partive që aktualisht janë në pushtet.
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...