Një prind që bërtiste Allahu Akbar dhe mendohej se kishte veshur një jelek shpërthyes është qëlluar për vdekje nga policia franceze afër Parisit pasi dyshohet se i preu kokën një mësuesi të shkollës me thikë.
Viktima thuhej se ishte një mësues shkolle, i cili kishte zemëruar prindërit duke u treguar nxënësve karikaturat e Profetit Muhamed, transmeton arbresh.info
Një burim i tha Le Parisien: ‘Viktima kohët e fundit u kishte dhënë një mësim studentëve të tij mbi lirinë e shprehjes dhe u kishte treguar karikaturat e Muhamedit’.
Kjo bëri që një prind të tërbohej dhe të përballej me mësuesin me një thikë kuzhine, dhe më pas të i’a prente kokën, tha burimi.
Prokurorët francezë të antiterrorit konfirmuan se po hetonin një sulm në të cilin një burrit i’u pre koka në periferi të Parisit.
‘Trupi i një njeriu me kokë të prerë u gjet rreth orës 5:30 të pasdites,’ tha një burim hetues.
‘Kur arriti policia, personi që mendohej se ishte përgjegjës ishte akoma i pranishëm dhe i kërcënoi ata me armët e tij.’
Vrasësi i paidentifikuar më pas u arratis në qytetin e afërt Eragny-sur-Oise, rreth dy milje larg, ku ai refuzoi të dorëzohej.
‘Ai po tundte një armë në këtë kohë dhe më tej kërcënoi oficerët,’ tha burimi. ‘Kjo nodhi kur ai u qëllua për vdekje nga policia dhe u dëgjuan rreth dhjetë të shtëna.’/arbresh.info/dailymail/

Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...