Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka vizituar sot Fakultetin e Edukimit – konkretisht vendin ku xhirohet procesi mësimor për periudhën e pandemisë.
“Bashkë me dekanin e këtij Fakulteti, Blerim Saqipi, pamë nga afër punën dhe përkushtimin e të gjithë akterëve të përfshirë në këtë process”.
“Njësitë mësimore tashmë po transmetohen në kanalin e televizionit publik RTK4 dhe janë në dispozicion të nxënësve dhe mësimdhënësve, në rastet kur shkollat janë të detyruara të punojnë sipas skenarit B dhe C për shkak të situatës pandemike”, është shprehur Likaj.
“Falënderoj mësimdhënësit, redaktorët, koordinatorët dhe të gjithë ata që po punojnë në realizimin e përmajtjeve mësimore, si dhe Fakultetin e Edukimit që po e mbështetë fuqishëm këtë proces”.



Shqipe Selimi: Bashkë fituam, bashkë vazhdojmë!
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...