Kapiteni i Kosovës, Herolind Shala është i kënaqur me paraqitjen kundër Greqisë.
Pavarësisht mungesave të shumta, “Dardanët” arkëtuan një pikë në Athinë, derisa kishin raste që të fitonin ndeshjen, shkruan portali arbresh.info.
Pas ndeshjes Shala, theksoi se ishte i kënaqur me lojën dhe disiplinën, derisa ka kërkuar mbështetje në mënyrën që të rikthehen pozitivitetit.
“Sot kemi luajtur të gjithë 11-shen dhe ata të kanë luajtur kanë luajtur me zemër. Kemi luftuar si luanë dhe e arritëm qëllimin, kemi mundur të fitojmë sot por jemi të kënaqur me lojën dhe disiplinën”.
“Normal që ata se kanë luajtur sot e kanë bërë punën shumë mirë, kemi funksionuar mirë si ekip dhe kemi luajtur me përqendrim. Jam i kënaqur me djemtë tanë sot”.
“Na duhet vetëm mbështetje sepse vetëm bashkë mund ta kthejmë pozitivitetin dhe gëzimin që e kemi pasur më herët”, u shpreh Shala për Supersport.
Dy ndeshjet e fundit të Kosovës në kuadër të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve janë kundër Sllovenisë dhe Holandës./arbresh.info.
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...
Kurti takon banorët e fshatit Panorc: Malisheva, qendër e in...
Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...
Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër