Cristiano Ronaldo tregon se ende nuk është shëruar plotësisht nga një lëndim në gju, të cilin e kishte pësuar dy vite më parë.
Portugezi ankohet se dhimbjet nuk i kanë pushuar që nga ajo kohë, mirëpo ai asnjëherë nuk është ndalur së dhëni më të mirën nga vetja për të ndihmuar ekipin e tij, transmeton KosovaPress.
“Nuk ka ditë që nuk ndjejë dhimbje. Çdo lojtarë do ta thoshte të njëjtën gjë. Është pjesë e punës dhe ne duhet të përballemi me të”, theksoi Ronaldo. Fituesi i ‘Topit të Artë’ për vitin 2014, gjithashtu shtoi se ai tanimë e ka ndërruar edhe mënyrën e jetesës. “Kur isha më i ri, pothuajse pas çdo ndeshjeje dilja për darkë, dhe kthehesha në shtëpi pas mesnatës. Tash nuk mund të bëjë gjëra të tilla. Shkoj në shtëpi më herët dhe mundohem të kujdesem për veten në mënyrën më të mirë të mundshme”, përfundoi 30 vjeçari nga Madeira.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...