Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka ndarë kritika për qeverinë në ditën e raportimit për 100 ditët e punës nga kryeministri Avdullah Hoti.
“Duke e ritheksuar edhe njëherë që kemi të bëjmë me një qeveri kot dhe 100 ditësh të shkuar kot. Ne e kemi quajtur qeveri ilegale, nuk vjen nga opozita por rruga me të cilën ka ardhur këtu ku është sot. Po ashtu, duam ta përsërisim pse e quajmë qeveri jolegjitime për t’ua përkujtuar se kush jeni ju. Kjo është një qeveri pa fituesin e zgjedhjeve dhe pa shumicën e parlamentit të Kosovës”, u shpreh Selimi.
Deputeti i Vetëvendosjes tha se vendimi i parë i Hotit ka qenë heqja e reciprocitetit me Serbinë, shkruan Arbresh.info.
“Qeveria vendimin e parë e ka marrë heqjen e reciprocitetit me Serbinë. Nuk e ka pasur qëllim vetëm Kurtin por rrëzimi ka ndodhur për t’I hequr masat ndaj Serbisë. Në 100 ditëshin e saj kjo qeveri e përbysi suksesin e Kosovës në suksesin e pandemisë, duke e kthyer Kosovën në vendin e parë për keqmenaxhimin e pandemisë. Mbështetur në atë se çfarë përfaqëson kjo qeveri, e mbi të gjitha krahasur me qeverinë që këta kanë rrëzuar është një qeveri koti”, tha Selimi./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/726689878061025
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...