Policia gjermane regjistroi 188 krime islamofobike në tremujorin e dytë të këtij viti, njoftoi Ministria e Brendshme e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të paktën 15 xhami u sulmuan midis prillit dhe qershorit dhe dhjetëra myslimanë u sulmuan fizikisht ose u ngacmuan verbalisht në rrugë ose në vende të tjera publike, ndërkohë që nëntë prej tyre u plagosën në këto sulme.
Ministria shpalosi shifrat e fundit në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga partia e majtë e opozitës.
Ndërsa hetime penale u hapën kundër disa të dyshuarve, asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani, konfirmoi ministria.
Gati 40 nga krimet islamofobike u regjistruan në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin.
Gjermania ka qenë skenë e racizmit dhe islamofobisë në rritje në vitet e fundit, të nxitur nga propaganda e grupeve neo-naziste dhe partia e djathtë ekstreme opozitare Alternativa për Gjermaninë (AfD).
Si vend me mbi 80 milion banorë, Gjermania ka popullsinë e dytë më të madhe myslimane në Evropën Perëndimore pas Francës. Nga gati 4,7 milionë myslimanë në vend, 3 milionë janë me origjinë turke.
Pensionohet Xajë Mustafa, protagonisti i fotografisë që prek...
Prishtina 01 mposht Liqenin dhe arrin finalen për vitin e ka...
Komandat Remi: Çdo derë që po hapim është një mesazh i qartë...
Kristian Prenga para duelit me Joshuan: Po stërvitem më fort...
Inter tërhiqet nga gara për Vicarion, tashmë ka dy alternati...
“Jam shqiptar, kam tapinë e tokës sime”, flet personi që u r...