Aktualisht në Spitalin e Pejës po trajtohen 21 pacientë me Koronavirus. Sa i përket gjendjes së pacientëve 15 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 4 pacientë në gjendje më të rëndë.
Njoftimi i plotë:
5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 3 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 215 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
224 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,321 analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione.
117 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 64 Rëntgen, 39 EHO dhe 14 CT-ja.
Aktualisht po trajtohen 21 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 15 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 4 pacientë në gjendje më të rëndë.
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...