Gjatë 24 orëve të kaluara, në Iran u regjistruan 239 viktima të sëmundjes Covid-19, duke shënuar rekord të ri.
Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia e re në Republikën Islamike shkoi në 27.658, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, i tha televizionit shtetëror se përpos numrit rekord të viktimave, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 4.019 raste të reja të infektimeve.
Kështu, numri i përgjithshëm i iranianëve të infektuar me virusin SARS-CoV-2 shkoi në 483.844. Kjo shifër e bën Iranin shtetin më të prekur në Lindjen e Mesme dhe një ndër shtetet me më së shumti raste në botë.
Osmani viziton fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në prag të V...
27 komuna përmbyllin numërimin e votave, më 1 janar vazhdon ...
Presidentja Osmani viziton FSK-në për fundvit
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...