Me gjysmë ore vonesë ka nisur mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, ku për situatën me pandeminë po raporton ministri Armend Zemaj.
Me të filluar raportomini, ishte kryetarja e Komisionit, deputetja Albena Reshitaj, nëse Kosova është e përgatitur për përballje me pandeminë në kohën e vjeshtës.
E ministri Zemaj, në fjalën e tij ka thënë se masat e ndërmarra nga data 28 korrik kanë ndikuar që gjendja të përmirësohet.
Zemaj ka folur edhe për shtim të kapaciteteve njerëzore, duke thënë se kanë angazhuar edhe 200 profesionistë shëndetësorë.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se sa i përket numrit të testimeve për koronavirus, kanë shtrirë ato edhe në sektorin privat dhe se në procedura kanë edhe blerjen e 7 aparaturave për testim për Covid-19.
Në këtë raportim, Zemaj ka thënë se kanë përfunduar procedurat e prokurimit në bashkëpunim me UNICEF-it për rreth 160 mijë vaksina dhe se do të zhvillojnë procedura edhe për sigurimin e rreth 200 mijë vaksinave të tjera.
“Në këtë fazë ajo që na duhet është ngritja e vetëdijësimit të popullatës për virusin, si për grupet e rrezikuara ashtu edhe për skeptikët që thonë se virusi nuk ekziston”, tha ai./arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...