Nën shkëlqimin e flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë, sot në Tiranë u mbajt mbledhja e dy qeverive, nën moton “Bashkë pa Kufi”.
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi bashkë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nënshkruajtën Memorandumin e Bashkëpunimit për Krijimin e Korridorit Digjital 5G dhe Lehtësimi i Lëvizjes në të ardhmen.
Memorandumi i nënshkruar është një pajtim i të dy ministrive që fillimisht të mbulojnë me shërbime 5G “Rrugën e Kombit”, me qëllim të lehtësimit të lëvizshmërisë së ndërlidhur dhe të automatizuar me të ardhmen.
“Në botën teknologjike, kur e sotmja po konsiderohet si ‘dje’, korridori digjital që do të krijohet mes Prishtinës dhe Tiranës duke u mbështetur në teknologjinë 5G, do të pozicionojë vendet tona në një shkallë të lakmueshme për optimizimin e logjistikës rrugore”, ka thënë ministri Kuçi./arbresh.info/
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje