Këngëtarja e njohur, Vesa Smocila është mjaft aktive në rrjete sociale, duke ndarë vazhdimisht imazhe nga përditshmëria dhe karriera profesionale.
Ajo para pak çastesh ka sjell në treg projektin më të ri muzikor, shkruan portali arbresh.info
“Kaj” titullohet kënga e cila erdhi edhe e vizuelizuar me një videoklip tejet interesant dhe të veçantë, në të cilin Vesa po shkëlqen.
Për këtë projekt Vesa ka bashkëpunuar me producentin Gezim Lazri, tekst dhe melodi nga vet Vesa, por me të ftuar special në kitare, Agron Penin, ndërkaq videoklipi është realizuar nga Enis Nishori.
Për dukjen është kujdesur Arber Bytyqi për çka dhe është përfolur se Cardi B u inspirua nga këngëtarja së fundmi dhe veshja unike vjen nga kreacionet e Egzon Kazagiqit.
Theksojmë se “N’shpirt” titullohet hiti i saj i parafundit, që erdhi në bashkëpunim me kitaristin Faton Macula. / arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër