Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Ndërkombëtare të Bashkëpunimit (JICA) të Japonisë.
Me këtë marrëveshje do të bëhet implementimi i Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm të Zjarreve Malore– (NFFIS) dhe Zvogëlimit të Rrezikut nga rrëshqitjet me metoda ekologjike ECO-DRR. Ky projekt do të implementohet në periudhën 5 vjeçare, ku JICA do të financojë dhe ndihmojë me ekspert në realizimin e kësaj marrëveshje.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes morën pjesë: Jiro Takeichi, Përfaqësues Kryesor i JICA Balkan Office, Mitsunori Ogasawara, Ushtrues Detyre i Ambasadorit të Ambasadës Japoneze në Kosovë dhe drejtori i Përgjithshëm i AME-së, Fadil Kodra.
Drejtori i Përgjithshëm i AME-së, Fadil Kodra me këtë rast falënderoi shtetin japonez për vullnetin dhe besimin e shprehur në mbështetje të Kosovës për ngritjen e kapaciteteve në fushën e menaxhimit emergjent dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim me qëllim të arritjes së rezultateve të përbashkëta./arbresh.info/

Kurti kujton viktimat e masakrave të 26 marsit 1999: Të vihe...
Rey Manaj: Hajde çuna na bëni krenar sonte
“Matchmaker Albania”, Rama: Shqipëria nga turizëm sezonal në...
Nagavci kërkon që Osmani të jetë mirënjohëse ndaj VV-së: Të ...
Atmosferë e jashtëzakonshme nga Dardanët në Bratislavë, Adem...
I moshuari gjendet i vdekur në rrugë, policia kërkon ndihmë ...