Aktorja amerikane, Shannen Doherty e njohur për rolin e Brenda-s në serialin “Beverly Hills” është sërish e sëmurë. 49-vjeçarja, prej disa muajsh po vuan fazën e katërt të kancerit dhe se i ka mbetur shumë pak jetë..
Në një intervistë të fundit për ‘Elle’, ajo sqaron se sëmundja po ecën me ritme të përshpejtuara, pavarësisht kujdesit intensiv. Situata e ndërlikuar e shëndetit e shtyu 49-vjeçaren të merrte një vendim të rëndësishëm, të regjistronte video mesazhe për të dashurit e saj që ata të kujtonin çdo fazë të fundit të jetës së saj.
“Ka gjëra që duhet t’ia them mamasë. Dua që bashkëshorti im të dijë se çfarë do të thotë ai për mua. Por sa herë që vjen koha për ta bërë këtë, ndihet sikur erdhi fundi, sikur po shkëputeni dhe unë s’po shkëputem. Ndihem sikur jam një qenie njerëzore shumë, shumë e shëndetshme”, u shpreh aktorja.
Doherty-t iu shfaq tumori në vitin 2015, por u kurua me sukses në 2017-ën, pas një 2-vjeçari intensiv kurimi. Në 2019-ën sëmundja iu rishfaq, duke thënë se nisi të vlerësonte më shumë gjërat në jetë.
“Po përpiqem të vlerësoj të gjitha çastet e vogla që shumica e njerëzve nuk i shohin dhe nuk i marrin si të mirëqena. Gjërat e vogla janë bërë me vlerë për mua. Kemi një pus të pafund brenda vetes. Vazhdojmë gërmimin aty për të gjetur forcën për të përballuar fatkeqësitë. Kështu, ne mund të shohim të gjithë bukurinë”./koha.mk/
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...