Ka filluar seanca e parë gjyqësore ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK), Hysni Gucati.
Avokati i Hysni Gucatit, e ka quajtur të paligjshëm arrestimin e tij dhe ka kërkuar që të lirohet me kusht nga paraburgimi, shkruan arbresh.info
Avokati i tij mbrojtës, ka kërkuar nga gjykatësi Nicolas Guilloi që Hysni Gucati të lirohet me kusht nga paraburgimi, pasi që ai nuk ka ndonjë rrezik për arratisje nga ana e Gucatit.
Sipas tij, edhe arrestimi i Gucatit ka qenë i paligjshëm dhe ka probleme shëndetësore dhe po ashtu ka pasur edhe një takim me mjekun në Kosovë.
Tutje avokati i Gucatit, ka thënë se është e palogjikshme që klienti i tij të qëndrojë në paraburgim derisa Zyra e Prokurorit të Specializuar të kthej përgjigje me shkrim për kërkesat që kanë bërë, pasi që sipas tij, kjo do të marrë kohë./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/679607696289820
Aprovohet kërkesa e Gucatit në Speciale, nuk dëshiron fotografi me oficerin e sigurisë!
Protestë në Rugovë, banorët kundërshtojnë vendimin e Pacolli...
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht zanat, është humanizëm dhe...
Rritja e çmimit të naftës alarmon fermerët, rrezikohen mbjel...
Zelensky dakordohet me presidentin e Emirateve për bashkëpun...
Trump paralajmëron: Na kanë mbetur 3,554 objektiva për t’i g...
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...