Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar në media dhe nga publiku. Vetëm pak ditë më parë, ish-deputeti i propozoi për martesë, teksa ndodhin me pushime në Turqi.
Rudina ishte këtë të hënë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon, ku rrëfeu detaje nga propozimi romantik. Mes të tjerash, moderatorja u pyet nga Bieta nëse ajo dhe Marku kanë ndërmend të zgjerojnë familjen.
Rudina dha një lajm të ëmbël, teksa u shpreh se në planet e tyre është një fëmijë. Megjithatë, ajo shtoi se kjo nuk është koha e duhur. “Kam në plan një fëmijë tjetër, po, a e kam në plan tani? Jo. Ne kemi shumë angazhime, nuk është momenti për të menduar për bebe të vogël, unë kam spektaklin, kemi shumë angazhime. Mendoj që Viktorja është ende e vogël, të rritet edhe pak”, tha ajo./lexo/
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...