Napoli ka lajmëruar që presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis është testuar negativë me koronavirus dhe mund të rikthehet në punë.
Padroni i Napolit ishte testuar pozitivë me COVID-19 pasi kishte ndjekur një takim të Serie A dhe është në karantinë prej 10 shtatorit.
Napoli, nëpërmes një deklaratë të shkurt në faqen e tyre zyrtare, ka konfirmuar që De Laurentiis është shëruar nga sëmundja dhe është kthyer në zyre.
“Aurelio de Laurentiis ka bërë dy teste javën e kaluar dhe në të dyja ka dalë negativë nga COVID-19”, thuhet në deklaratë.
“Ne jemi të lumtur që presidenti është kthyer tërësisht në punë”. /GazetaExpress/
MABCO akuzon Valon Ademin për “vetëgjyqësi kriminale” në Aer...
Joao Pedro reagon pasi nuk u ftua nga Ancelotti në Kupën e B...
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep ...
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë
MINT vendos çmimet e reja tavan