Ish-kreu i qeverisë Sali Berisha ka rrëfyer në emisionin Tempora në Ora News pengun e tij 22 vjet pas vrasjes së pishtarit të Demokracisë, Azem Hajdari.
Berisha tha se i vjen keq që edhe sot pas 22 vitesh nuk janë gjendur porositësit e vrasjes. Ndërsa akuzoi ish kreun e SHIK, Fatos Klosi, si organizator në ekzekutimin e Hajdarit.
Berisha: Pengu i vetëm që kam është se ata të cilët e urdhëruar vrasjen e shekullit ata mbetën pa u zbuluar, kurse vrasësit dhe ekzekutorët e projektit të hakmarrjes ndaj Hajdarit ata kanë marrë dënimin që të gjithë, ose nga gjykata ose nga ata të cilët i futën të kryejnë krimin e shekullit.
I sigurtë të jeni ju, një nga pjesëmarrësit jo direkt, është Fatos Klosi. Mjafton të lexosh deklaratat e tij dhe kupton që ai ka qenë organizator. Problemi është se këta i ekzekutuan një pjesë të mirë që morën pjesë në ekzekutim, të tjerët që u dënuan ndoshta nuk ishin ata që kishin marrë porositë.
Kjo që ndodh tani është thjeshtë një përpjekje e Ramës për të ekzekutuar për herë të dytë Azem Hajdarin, si akt hakmarrjeje që ai ju bëri etërve të Edi Ramës.
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...