Belgjika dhe Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë arritur një marrëveshje, sipas së cilës, pasagjerët që fluturojnë nga Brukseli për në SHBA, do t’i nënshtrohen kontrolleve amerikane të doganave dhe imigracionit në Evropë.
Marrëveshja do të lejojë pasagjerët të mos kontrollohen në aeroportet amerikane, pra të largohen nga aeroporti, pasi të gjitha kontrollet do të kryhen në aeroportin e nisjes, gjegjësisht në Bruksel, raporton reuters.
Sapo programi të hyjë në fuqi, Brukseli do të jetë vendi i parë në Evropë që do të kryejë kontrolle doganore dhe të imigracionit të SHBA-së për udhëtarët që për destinacion kanë vendet amerikane.
Zyrtarët e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) të SHBA-së do të kryejnë të njëjtat inspektime të migrimit, doganave dhe bujqësisë në Bruksel, siç do të bënin në Shtetet e Bashkuara.
“Kjo marrëveshje dypalëshe forcon partneritetin e sigurisë SHBA-Belgjikë dhe do të ndihmojë vendet tona të parandalojnë keqbërësit”, shpjegoi Komisioneri i CBP-së, Mark A. Morgan. /Telegrafi/
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot