Ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, dje është dërguar në burgun e Idrizovës, ku do ta vuajë dënimin prej katër viteve burg.
Mediumet maqedonase kanë publikuar pamje gjatë kohës kur ajo ka arritur në burg, përcjell telegrafi maqedoni.
Jankulloska është dënuar në rastin “Tanku”, që e hapi ish-PSP-ja, e që ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” nga Qeveria e Nikolla Gruevskit.
Jankulloska fillimisht u dënua me gjashtë vjet burg, por Gjykata e Apelit ia uli në katër vjet.
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C