Janë miratuar 15 marrëveshjet për mbledhjen e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, që do të mbahet me 2 tetor.
Qeveria ia ka rekomanduar Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë që t’i mbikëqyre të gjitha marrëveshjet mes të dy vendeve.
Në mbledhjen e sotme janë paraqitur marrëveshjet nga ministrat. Këto marrëveshje janë miratuar nga kabineti qeveritar përpos dy votave që ishin abstenim e që ishin dy ministrat serb.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha pas mbledhjes së qeverisë se këto marrëveshje do të thellojnë më shumë raportet mes dy vendeve.
“Janë nënshkruar 15 marrëveshje, jam shumë i kënaqur me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve që do të thellojnë më shumë raportet Kosovë -Shqipëri”.
/arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...