Këngëtarja Katy Perry dhe aktori Orlando Bloom, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Daisy Dove Bloom.
Katy dhe Orlando e dhanë lajmin përmes UNICEF, organizata për të cilën ata shërbejnë si ambasadorë “Ne jemi të mbushur me dashuri dhe befasi nga ardhja e sigurt dhe e shëndetshme e vajzës sonë. Por ne e dimë që jemi me fat dhe jo të gjithë mund të kenë një përvojë lindjeje aq të qetë sa ishte e jona”, tha cifti në një deklaratë. Së fundmi përmes një postimi në llogarine e saj Twitter, Katie ka treguar se cfarë mesimi ka nxjerrë nga mëmësia.“Keqkuptim shumë i famshëm: Të jesh nënë s’është punë me kohë të plotë.”“Kur një mama më në fund kthehet në punë (çfarëdo profesioni qoftë) nuk është se po kthehet nga pushimet. Duhet të keni parasysh që ajo vjen nga një punë me kohë të plotë. Merreni në telefon mamanë dhe tregojini sa shumë e doni!”- është shprehur më tej Perry./lapsi/

Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit