Ashtu siç edhe bëri me dije kryeministri Rama, Ministria e Shëndetësisë dhe komiteti teknik bëjnë të ditura kushtet e hapjes së ambienteve të brendshme të lokaleve.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një videomesazhi në “Facebook” ka thënë se nga data 1 tetor do të lejohen të hapen ambjentet e mbyllura të bareve e restoranteve dhe pishinave në ambjente të mbyllura.
Ministrija e Shëndetësisë tha thënë se respektimi i protokolleve të sigurisë është kusht i panegociueshëm, për të vijuar pa ndërprerje aktivitetet e biznesit dhe të shërbimeve dhe që ekonomia të mos cenohet nga kufizimet e detyruara për arsye të ruajtjes së shëndetit publik! Sipas Manastirliut stafi i tyre duhet të jetë i pajisur me maska dhe dorezë dhe të respektojnë të gjitha rregullat anti-covid.
Ndërkohë, ministrja njofton se do të vijojnë të mbeten të mbyllura klubet e natës, pubet, diskot do të mbeten të mbyllura./tch/
Musliu: Njësia speciale u nis drejt Skenderajt me urdhër të ...
Kos takon gratë me ndikim në Kosovë: Energji pozitive për rr...
KQZ miraton fletëvotimin për votim me postë
Nga ekspresoja mbi 60% te vullnetarët, Kurti e nis fushatën
Merz telefonon Trump: Irani s’duhet të ketë armë bërthamore ...
Tre të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamionete në...