Ka përfunduar hetimi paraprak për 237 italianë e shqiptarë të cilët akuzohen si të përfshirë në trafikimin e tonelatave droge të fortë në të gjithë Europën.
Sipas mediave italiane operacioni është koduar ‘Karaburuni’ dhe ka të bëjë me një linjë të trafikimit të drogës së fortë si kokainë e heroinë apo edhe marjuanë të importuar në Itali nga Shqipëria, Turqia, Holanda, Spanja, Belgjika, Kosova, Maqedonia, Kroacia, Franca, Gjermania, Kosova.
Në media thuhet se Autoritetet policore të Catanzaro njoftuan përfundimin e hetimeve paraprake për 237 italianë dhe shqiptarë përgjegjës për krimet e sipërpërmendura.
Sipas asaj që rezultoi pas hetimeve, banda kriminale drejtohej nga Francesco Abbruzzese (i quajtur “dentuzzo”) Giovanni Guidi Antonio Angelo Pelle, Massimo Albanese si dhe nga vëllezërit shqiptarë Edmond dhe Alfred Beqiri/ Ndue Sokoli, Prine Dobroshi dhe Arben Veliko, raportohet në mediat vendase.
Ndërkohë që veprimtaria kriminale në Massafra, Catania, Bari dhe Pordenone mendohet se u realizuar nga dy shqiptarë të tjerë, Mareglen Halka dhe Fathbardh Kapllanaj.
Grupi hetimor u kryesua nga Prokurori Publik i Lamezia Terme, Salvatore Curcio dhe nga zv / prokurori i Catanzaro Domenico Guarascio.
237 të akuzuarit akuzohen edhe për prodhim dhe tregtim të paligjshëm të një përzierje të paracetamolit dhe qitro-kafeinës, me ngjyra artificiale dhe që përdoreshin për të përzierë heroinën./tch
Në afatin e fundit për presidentin, Kurti thërret konferencë...
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00