Ish-ministri i Shëndetësie Arben Vitia po raporton sot në Komisioni Parlamentar Hetimor për Menaxhimin e Pandemisë.
Vitia ka treguar se cila ka qenë strategjia e tij si ministër i Shëndetësisë për parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë Covid-19, raporton Arbresh.info.
“Është vështirë të thuhet se cilin model e kem marrë sepse ishte model i zorit sepse ne fillim të muajit mars pandemia ishte e frikshme. Kishte shumë të pa njohura për këtë pandemi dhe se ishte diçka e re.
Jo vetëm Kosova pothuajse asnjë shtet nuk ka qenë i përgatitur për një pandemi të tillë dhe rezervat për materiale mbrojtjes kanë qetë të ulëta.
Personeli shëndetësorë nuk kishte njohuri për këtë dhe të gjitha këto janë futur në ekuacion dhe kemi vazhduar punën
Gjithashtu kemi pas rekomandime dhe nga Instituti i Shëndetit Publikë, po ashtu edhe këshilla nga ekspertet”, ka thënë Vitia.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...