Në Kuvendin e Maqedonisë tashmë ka nisur debati për emërimin e zëvendësministrave të Qeverisë.
Sipas kryeministrit Zaev, me emërimin e zëvendësministrave do të kompletohet sistemi i institucioneve efiske dhe të fuqishme dhe me kapacitet të plotë do të punojnë në realizimin e programit të Qeverisë.
Për zëvendësministër të Mbrojtjes është propozuar Bashkim Hasani, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, ndërsa Agim Nuhiu është propozuar për zëvendësministër të Drejtësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ilhan Rahman është propozuar si zëvendës i ministrit, që e udhëheq Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, ndërsa Fatmire Isaki si zëvendësministre e Punëve të Jashtme.
Në Ministrinë e Financave, zëvendës i ministrit Fatmir Besimi duhet të jetë Dimitar Kovaçevski, ndërsa në Ministrinë e Ekonomisë është propozuar Zoran Manevski. Në dikasterin e bujqësisë është propozuar Trajan Dimkovski, i cili më parë mbante postin ministror në të njëjtën Ministri.
Doktor, Ilir Hasani është propozimi për zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë. Arafat Shabani është emëruar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Enver Husein në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Zoran Dimitrovski në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe Sedat Sulejmani në Ministrinë e Kulturës.
Për zëvendësministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës është propozuar Aleksandar Bajdevski, në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, ndërsa në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska.
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...
Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prov...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja
Trajneri i Irlandës: Kosova ka qenë mbresëlënëse në ndeshjet...
BE-ja ashpërson ligjet e azilit