Në Presidencën e Kosovës ka nisur takimi ndërmjet Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu dhe Komisioneres së Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.
Takimi po zhvillohet në Kabinetin e Presidentes dhe vjen në kuadër të vizitës zyrtare të Komisioneres së BE-së në Kosovë.
Pas këtij takimi, sipas agjendës, pritet që Marta Kos të zhvillojë takim edhe me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ndërsa më pas palët do të mbajnë edhe konferencë të përbashkët për media.
Detaje të tjera nga takimi pritet të bëhen publike pas përfundimit të tij./Arbresh.info
Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të ...
SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëv...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...