Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me incidentin që ndodhi dje në Skenderaj, ku u përfshinë Kryetari i Komunës, Sami Lushtaku dhe Kryetari i Degës së VV-së në këtë komunë, Hysni Mehani.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, fillimisht është pranuar një informatë për rrahje në një lokal në Skenderaj, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Skenderaj 14.05.2026 – 12:15. Pas pranimit të një informate për rrahje në një lokal, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info
Nis takimi mes Kurtit dhe Marta Kos në Prishtinë
Ndërron jetë zyrtari i Policisë së Kosovës, Sheqir Ferizi
Nis takimi në Presidencë mes Albulena Haxhiut dhe Marta Kos
Prokuroria jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë
Nafta 1.60€, benzina 1.50€ – ndryshojnë çmimet e derivateve
Incidenti në Skënderaj, çka thotë Policia në raportin 24-orë...