Autoriteti Emërues, ambasadori Lars-Gunnar Wigemark, pas marrjes së rekomandimeve nga panelipërzgjedhës i pavarur, emëroi gjashtë gjykatës të tjerë në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë (Regjistri) në pajtim me nenin 28(4) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (Ligji).
Gjykatësit, Gilbert Bitti (Francë), Daniel Fransen (Belgjikë), Fergal M. Gaynor (Irlandë), Romina Incutti (Itali), Nina H.B. Jørgensen (Norvegji), dhe Roumen H. Nenkov (Bullgari) u shtohen 17 gjykatësve që aktualisht janë në Regjistër.
Autoriteti Emërues gjithashtu emëroi gjykatësin Antonio Balsamo dhe gjykatësin Nenkov posaçërisht si gjykatës të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese dhe Incutti e emëroi gjykatëse rezervë në Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Me kërkesën e tij, gjykatësi Roland Dekkers nuk është më
gjykatës i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, por do të jetë në Regjistër, gjë që i mundëson të caktohet në Dhoma të tjera me përjashtim të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese.
Kryetare Trendafilova i përshëndeti ngrohtësisht gjykatësit e emëruar rishtazi dhe deklaroi se pret me kënaqësi të bashkëpunojë me ta dhe me gjykatësit e tjerë të Regjistrit, për përmbushjen efikase dhe të efektshme të mandatit të DHSK-së./arbresh.info
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit