Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, këtë mëngjes ka realizuar takim me ministrin gjerman për Evropë Michael Roth, vend i cili kryeson me BE-në deri në fund të vitit.
Siç njofton AIM, Dimitrov e ka informuar Roth për prioritetet e Qeverisë së Maqedonisë në fushën e eurointegrimeve dhe ka potencuar se “procesi aderues është mjeti më i mirë për të vendosur standarde dhe parime evropiane”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Maqedonia e Veriut është e përkushtuar të jetë vend demokratik, në të cili ndo të sundojë e drejta”, tha Dimitrov.
Ndërsa ministri gjerman Michael Roth, ka thënë se Maqedonia e Veriut mbetet prioritet i lartë për udhëheqësinë gjermane.
“Konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, fillimi i negociatave, janë nga prioritetet kryesore për udhëheqësinë gjermane me BE-në”, tha Roth.
Zv.kryeministri Dimitrov sot në Bruksel do të realizojë takim edhe me eurokomesarin për zgjerim Oliver Varhelyi, si dhe me nënkryetarin e Komisionit Evropian i angazhuar për politika të migracionit, Margaritis Sinas./Telegrafi/
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...
Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: ...
Rama në SHBA, kërkon investime amerikane për Lojërat Mesdhet...
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...