Një sherr në qytetin e Birminghamit në Angli, do të prangoste një shqiptarë me emrin Sokol Hoxha.
Nga një kërkim i shpejtë në bankën e të dhënave të policisë angleze rezultoi se një person me emrin Sokol Hoxha ishte i kërkuar në Belgjikë për vrasjen e gruas së tij Brunilda Dervishi në vitin 2010.
Editori i krimeve Jon Austin i gazetës Sunday Express i ka kushtuar një shkrim historisë së Sokol Hoxhës i cili krahas vrasjes së bashkëshortes kërkohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë në Patos.
Policia britanike mendonte se i arrestuari në Birmingham ishte i kërkuari në Belgjikë.

Ky arrestim vuri në lëvizje të menjëhershme edhe Drejtorinë e Interpol Tiranës e cila Sokol Hoxhën e ka në listën e personave më të kërkuar, madje vitin e shkuar ai shpall si një ndër 10 më të kërkuarit në qarkun e Fierit.
Për Interpol Tiranën , Sokol Hoxha është një person që prej 23 vitesh i ka shpëtuar vuajtjes së dënimit me 25 vite burg për një vrasje të dyfishtë ndodhur në vitin 1997.
Menjëherë nisën procedurat e ekstradimit në gjykatën e Londrës dhe me ndihmën e një përkthyesi shqiptarë, shkuan Sunday Express, shkrim që i referohet Top Channel, Sokol Hoxha tha se ishte qytetar i Serbisë.
Ai paraqiti një dokument me datë dhe vend lindje të ndryshme nga Sokol Hoxha i kërkuar nga Belgjika dhe Shqipëria.
“Si Shqipëria ashtu edhe Belgjika e kishin të pamundur ti sillnin gjykatës si prova shenjat e gishtërinjve apo AND-n e të kërkuarit Sokol Hoxha” shkruan Jon Austin.
Në të tilla kushte gjykatësi Paul Goldsmith e la të lirë Sokol Hoxhën e Birminghamit, pasi nuk mund të vërtetohej se ai ishte vrasësi i shumë kërkuari i Shqipërisë dhe Belgjikës.

E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...