Të gjithë e kemi vështirë, por duhet t`u përmbahemi masave preventive, situata përkeqësohet për shkak të mosrespektimit, thotë Filipçe.
Në paraqitjen e tij të sotme, Filipçe pranoi se numri i të infektuarve është rritur tre ditët e fundit, dhe theksoi se po bëhen analiza për të detektuar shkaqet.
“Është e vërtetë që numri i vdekjeve si rezultat i Covid-19 është rritur në ditët e fundit, në tre ditët e fundit. Më parë përqindja ishte 6.5, tani është rreth 8.Janë duke u zhvilluar analiza për shkaqet që çuan në rritjen e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve me Covid-19. Në fillim të javës së ardhshme, ne do të dimë se cila është arsyeja dhe për atë dhe nëse duhet bërë diçka shtesë”, tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce./alsat
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...