Lionel Messi asnjëherë nuk ka qenë në planet transferuese të Interit, në kohën kur kishte deklaruar se dëshironte të largohej nga Barcelona.
Steven Zhang, njeriu i cili i merr vendimet te Interi, ka thënë se Nerazzurrët nuk kishin planifikuar të angazhoheshin për superyllin argjentinas.
Në fund të sezonit zhgënjyes 2019/2020, Messi i kërkoi Barcës që ta lejonte largimin e tij duke nxitur spekulime të shumta për klubin ku do të përfundonte dhe një prej destinacioneve të mundshme ishte përmendur edhe Giuseppe Meazza.
Megjithatë, ai arritur të merrej vesh me klubin spanjoll për të qëndruar së paku deri në fund të sezonit 2020/2021, kur edhe i skadon kontrata e tanishme.
“Një investim i tillë nuk mund të jetë pjesë e projektit tonë. Së paku jo tani”, ka deklaruar Zhang për Corriere della Sera.
“Inovacion, planifikim, rritje e vazhdueshme, stabilitet ekonomik, janë themeli jonë. Duke ndjekur këtë rrugë që përfshin planifikimin afatgjatë, do të arrijmë te rezultatet e dëshiruara dhe objektivat, do ta kthejmë Interin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”, ka shtuar ai. /Telegrafi/
“Kosova arriti finalen me meritë, do të jetë një final...
PDK i kërkon Presidentes Osmani emërimin e anëtarit të dytë ...
Formohet grupin punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kan...
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...