“Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis dëshiron të vijë në Shkup, pasi dëshiron të përkujtohet në vitet e atëhershme 1999-2000 kur ka qenë përgjegjës kryesor për Bankën Kombëtare të Greqisë për blerjen e Stopanska Bankës – Shkup. Ai ka kujtime të mira nga kjo periudhë. Nuk ka ardhur që atëherë”.
Këtë e tha kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në intervistën për AIM, pas takimit të tij me homologun grek.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut në mënyrë detajuese flet për bisedimet me kreun shtetëror grek gjatë vizitës së tij të parë në kryeqendrën greke, zbulon cilat janë hapat e ardhshëm në nivel bilaterla, duke paralajmëruar intensifikimin e bashkëpunimit ndërsa i komenton edhe ngjarjet e fundit në marrëdhëniet me Bullgarinë./Telegrafi/
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...