Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë në Interaktiv të KTV-së se Vetëvendosje e ka nisur mocionin për rrëzimin e qeverisë si kurth për PDK-në.
Ai thotë se VV-ja nuk e kishte qëllim parësor rrëzimin e qeverisë por vënien në situatë të keqe të PDK-së.
“VV e ka filluar mocionin për ta futë PDK-në në një kurth, në një situatë të keqe. Tani edhe mund të vijë koalicioni por nuk do kalojë. Nëse presin që ky koalicion do të bie për shkaqe të cilat mendojnë, gabojnë”.
“E dijnë që VV e PDK nuk i kanë numrat për rrëzim. Kam informata se kur ka nisë mocioni kanë nisë që të kërkohet nga PDK rrëzimi i qeverisë për shkaqe që ata i dijnë por më vonë ka evolu. Por në fillim ka nisur si kurth”.
Ai thotë se nuk ka pasur bisedime konkrete për futjen e PDK-së në koalicion qeverisës.
Nuk ka pasur negociata konkrete për kyçjen e PDK-së në koalicion, ende jo. A do të ketë, nuk mund ta di, cili do të jetë qëndrimi i AAK-së pasi ta marrim vendimin do ta bëjmë publik”./koha.net/
Zëvendësuesi i Marcus Thuram gati: Ange-Yoan Bonny drejt Int...
Nis projekti për të krijuar ADN-në artificiale njerëzore
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Nga sot partitë mund të dorëzojnë listat e kandidatëve për z...
Temperatura edhe më të larta sot
Ronaldo-Messi, një përballje e fundit? Arabia Saudite synon ...