Policia e Fierit ka goditur një grup që shpërndante lëndë narkotike në doza.
Policia ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Apollonia”, ku janë sekuestruar doza me lëndë narkotike dhe municion luftarak.
Ndërkohë, kanë rënë në pranga 2 shtetasit E. M. Dhe O. L. që ushtronin këtë veprimtari kriminale.
“Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas një pune hetimore, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Apollonia”, si rezultat i të cilit u godit një grup që shpërndante lëndë narkotike në doza, në qytetin e Fierit. Gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. M., 23 vjeç, banues në Fier, O. L., 17 vjeç, banues në Fier.” – njofton policia.
Këta shtetas u kapën në flagrancë duke shitur lëndë narkotike, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen “Apollonia”.
Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit personal dhe nga kontrolli i ushtruar në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 14 doza me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe fishekë pistolete.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”.
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...