Përkundër ditëve stresuese dhe me shumë ngarkesë, disa ushqime kanë efekt që të ju bëjnë të lumtur.
Nëse hani ushqimet e mëposhtme, do të stimuloni sekretimin e hormoneve të lumturisë, transmeton portal arbresh.info
Ky karbohidrat “i zgjuar” ka një efekt qetësues në trurin tuaj. Është burim i karbohidrateve dhe stimulon prodhimin e triptofanit – acid aminopropionik nga i cili sintetizohet serotonina.
Ul ankthin dhe ka veti anti-inflamatore. Përmban vitaminë C, ndihmon në përqendrim më të mirë. Është një zgjedhje e shkëlqyeshme për darkë, sepse ndihmon trurin të prodhojë melatonin, hormonin e gjumit.
Salmoni është i pasur me vitaminë B, të nevojshme për prodhimin e serotoninës dhe dopaminës. Përveç kësaj, truri ynë ka nevojë për acide yndyrore të pangopura, të tilla si omega-3. Këto acide përmirësojnë kujtesën, gjendjen shpirtërore dhe përqendrimin.
Përmbajnë kolesterol të mirë. Por kjo nuk do të thotë që duhet ta teproni.
Rrit nivelin e serotoninës dhe dopaminës në trup. Ato përmbajnë vitamina A, C, K dhe B6, dhe këta përbërës përfshihen në sintezën dhe metabolizmin e neurotransmetuesve si serotonina dhe dopamina. Bananet janë të pasura me sheqer natyral, të cilat në kombinim me fibra i sigurojnë trupit forcë dhe energji./arbresh.info/
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore