KE i FFK-së sot mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për gjendjen në futbollin e Kosovës para fillimit të edicionit të ri të garave si dhe çështjet tjera me rëndësi.
KE analizoi gjendjen aktuale që është krijuar pas pandemisë Covid-19, duke kujtuar se me pandeminë gjendja vazhdon të jetë e rëndë dhe kjo po reflekton edhe në fillimin e garave për edicionin e ri.
Ndonëse më herët kishim marrë vendim që garat të fillojnë më 12 shtator, por në takimin e sotëm me institucionet e vendit u vendos shtyrja e kampionatit për një javë.
Kjo gjendje ka vënë në vështirësi edhe aspektin financiar të klubeve, kështu që FFK-ja do të mundohet që t’i ndihmojë klubet brenda mundësive të veta buxhetore dhe përmes donatorëve tjerë, në mënyrë që të përballohet sa më lehtë kjo situatë.
KE analizoi edhe zhvillimin e dy ndeshjeve të Kombëtares A në Ligën e Kombeve dhe Kombëtares U-21 duke konstatuar shumë mungesa të mëdha në përbërje për shkak të gjendjes së pandemisë, gjë që ka reflektuar edhe në rezultatet e synuara.
Por KE konstatoi se organizimi i këtyre dy ndeshjeve ishte në nivel të lartë, por gjithsesi u ndje shumë mungesa e shikuesve.
Tutje KE theksoi se tash prioritet i të gjithëve është ndeshja e ‘play-off’-it për kualifikim në Evropian kundër Maqedonisë së Veriut që do të zhvillohet në tetor.
KE shpreson që Kombëtarja do të jetë e kompletuar dhe mbase nuk do të dalin pengesa për shkak të gjendjes së Covid-19.
KE miratoi edhe Listën e vëzhguesve dhe personave tjerë zyrtarë të ndeshjeve.
KE shqyrtoi edhe Ankesat dhe Parashtresat drejtuar këtij organi./arbresh.info.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...