Kyle Walker duket se ka filluar të mendojë për pensionimin nga kombëtarja.
Mbrojtësi i krahut të djathtë, Kyle Walker, beson se karriera e tij me kombëtaren e Anglisë është drejt fundit.
Lojtari luajti mbrëmë kundër Islandës, por ai u ndëshkua me karton të kuq dhe kjo ka bërë që ai të mendojë për karrierën me kombëtare.
“Unë dua të lë gjithçka në fushë për të gjithë, ndoshta për këtë arsye u ndëshkova me kartonin e kuq”, ka thënë fillimisht Walker, transmeton lajmi.net.
“Është brilante për futbollin anglez që të shohim lojtarë të rinj që vijnë përpara. Ata po dëshmohen në klube të mëdha”, shtoi mbrojtësi.
“Kjo është e keqja e futbollistëve, vjen një kohë kur fundi afrohet dhe duket se unë jam afër fundit në karrierën me kombëtare”, ka thënë mes tjerash mbrojtësi i Manchester City.
Kyle Walker me shumë gjasë do të zëvendësohet nga Trent Alexander Arnold i Liverpool, në krahun e djathtë të mbrojtjes së Anglisë.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...