Ka raporte se Milan ka arritur marrëveshje me Chelsean për nënshkrimin e Tiemoue Bakayoko në huazim prej tre milionë euro, me opsionin e blerjes për 30 milionë euro.
Sipas Gianluca di Marzio, kompromisi u arrit pasi Milani preku çmimin e kërkuar nga Chelsea.
Mbetet të shihet se si 26 vjeçari Bakayoko do ta pranojë këtë lajm, pasi ai ishte i irrituar nga huazimet e vazhdueshme që nga bashkimi me Chelsean në vitin 2017.
Ai tashmë ka pasur një huazim te Milan në sezonin 2018/2019, ndërsa një vit më vonë ishte te Monaco.
Raporti i Sky Italia pretendon se të dy klubet ranë dakord për një huazim prej tre milionë eurosh, me mundësi blerje për 30 milionë euro, shkruan lajmi.net
Vlen të ceket se Milan tashmë ka kompletuar huazimin e Brahim Diaz nga Real Madrid.
Dita e Pavarësisë – ky është plani i veçantë operativ i poli...
FSK bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për 18...
Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale: 5000 emblema të UÇK-së...
Kurti sot merr pjesë në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkom...
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...