Kryeministri Zoran Zaevi i shoqëruar me zëvendëskryeministrin për luftë kundër korrupsionit, për zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore Lupço Nikollovskin, shefin e diplomacisë Bujar Osmanin, ministrin e Drejtësisë Bojarn Mariçiqin dhe sekretarët shtetërorë Kalina Gaberin nga Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Zoran Popovin nga Ministria e Punëve të Jashtme, sot kanë mbajtur takim informues në mëngjesin e sotëm me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në shtetin tonë, bëri të ditur pres shërbimi qeveritar.
Në takim kryeministri Zaev në emër të Qeverisë i prezantoi prioritetet strategjike në mandatin e ardhshëm katërvjeçar me rishikim të veçantë në integrimet euroatlantike të vendit.
Zaevi tha se mandatin e kaluar të Qeverisë ka bërë kthesë të plotë në politikën e jashtme të vendit, hapjen dhe zgjidhjen e kontesteve me dekada me fqinjët, anëtarlsim në NATO dhe e filloi procesin e transformimit për inkuadrim drejt BE-së.
“Ky mandat do t’u përkushtohet reformave të plota të të gjithë shoqërisë. Jemi të vetëdijshëm për sfidat të cilat kriza e koronës i sjell, por megjithatë do të qëndrojmë plotësisht të përqendruar në reformat në gjyqësi, ndërtim të ekonomisë së re tranformuese, mbrojtjen e mjedisit të jetesës dhe përmirësimin e standardit të jetesës të të gjitha kategorive të qytetarëve në vendin tonë. Kemi plan për hapjen e 80% të kapitujve deri në vitin 2024, të sendërtojmë një strukturë të fortë negociuese me pjesëmarrjen e të gjithë faktorëve, krijimin e programeve buxhetore për negociata me BE-në. E përforcojmë ekipimin kadrovik dhe do të vazhdojmë të sigurojmë mblshtetje për kapacitetet për implementimin e IPA 3”, deklaroi Zaevi.
Zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit, zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore Lupço Nikollovski para ambasadorëve i prezantoi prioritetet e kabinetit të tij.
Euromabasadori Samuel Zhbogar në emër të Bashkimit Evropian i transmetoi pritjet për reforma të shpejta dhe cilësore, por edhe theksoi se partnerët evropianë të Maqedonisë së Veriut mbesin vazhdimisht të përkushtuar për ndihmë për vendin në përmirësimin e pasojave të cilat kanë ndodhur nga kriza e koronavirusit dhe përpjekjet reformuese të Qeverisë së re.
Ambasadorët i përcollën edhe urimet e qeverive të tyre, si dhe pritjet për bashjkëpunim të mëtejshëm intensiv si në nivel dypalësh, ashtu edhe në atë multilateral.
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...