Kandidati për president i Barcelonës, Tono Freixa, beson se trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, mund të rikthehet në ‘Camp Nou’.
Gjigantët katalan kanë angazhuar Ronald Koemanin si zëvendësues të Quique Setien, në një marrëveshje dy vjeçare në fillim të këtij muaji, pasi lanë pas një sezon të mjerueshëm.
Guardiola ka pasur një sukses të madh në katër vitet në krye të Barcelona, dhe Freixa nuk sheh arsye pse ai të mos kthehet një ditë në skuadër.
“Le të dihet se Pep dëshironte të kryesonte akademinë e Barcës në të ardhmen, por ai gjithashtu do të ishte një zgjidhje e mrekullueshme për skuadrën e parë”, ka deklaruar Freixa, përcjell lajmi.net.
“Gjëja e rëndësishme është që ekipi të luajë përsëri futboll të suksesshëm dhe emocionues, dhe që të mos ndodhë asgjë si ajo që ndodhi kundër Bayern”.
“Ata na ekspozuan për mbi 90 minuta, të gjitha gabimet dhe dështimet e ekipit, por edhe më shumë dobësitë e udhëheqjes sportive në vitet e fundit. Ishte fundi i fundit. Tani është koha për një ndryshim”.
Pacolli takon në Londër të dërguarën speciale britanike për ...
65 aksidente trafiku brenda 24 orësh, policia shqipton mbi 2...
Dy raste të vjedhjes në Han të Elezit – grabiten stoli ari, ...
SHBA-ja thotë se 16 anije iraniane që vendosnin mina janë ‘e...
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër s...
Vazhdon spektakli i Ligës së Kampionëve – sytë drejt Parisit...