Ministrja franceze e Mbrojtjes, Florence Parly, tha se vetëm një procedurë gjyqësore është duke u zhvilluar dhe ushtria franceze ka marrë “të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse” pas shkeljeve.
Një oficer i lartë ushtarak francez i angazhuar jashtë vendit është nën hetim për “shkelje serioze të sigurisë”, njoftoi ministrja e Mbrojtjes e Francës.
Radio “Europe-1” raportoi se oficeri i cili shërbente në bazën e NATO-s në Itali, akuzohet për përcjelljen e informacioneve “ultra-të ndjeshme” shërbimit sekret rus.
Ministrja franceze e Mbrojtjes nuk dha detaje në lidhje me oficerin.
Duke folur për “Europe-1”, ministrja Florence Parly shtoi se vetëm një procedurë gjyqësore është duke u zhvilluar dhe ushtria franceze ka marrë “të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse” pas shkeljeve.
Zyra e prokurorit në Paris, e cila po merret me çështjen, nuk ka komentuar rreth rastit. Ndërkaq, NATO-ja nuk u është përgjigjur menjëherë kërkesave për informacion.
Parly gjithashtu tha se Franca po kryhen “investime masive” në aktivitetet ushtarake në hapësirë, veçanërisht pas një incidenti të vitit 2018, në të cilin një satelit rus ndaloi pranë një sateliti francez në një përpjekje, siç thuhej, për të përgjuar komunikimet ushtarake të sigurisë./AA/
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para
Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve/dhive në Kosovë