Një valë moti të keq ka përfshirë pjesën veriore të Italisë me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe përmbytje në disa zona.
Në Varese rryma e ujit ka qenë aq e fortë sa ka rrëmbyer një burrë 38 vjeçar, i cili është shpallur i humbur. Janë me qindra ndërhyrjet e zjarrfikësve në Milano për të larguar ujin në banesa dhe pemët e rrëzuar. Në qytet era e fortë shkatërroi çatinë e një bujtine, miqtë e së cilët tashmë janë akomoduar në një vend tjetër.
Situata nuk pritet të përmirësohet në orët në vijim dhe për këtë arsye Mbrojtja Civile ka nxjerrë alarmin e kuq në pjesën qendrore të Lombardisë, të paktën deri të dielën.
Autoritetet lombarde njoftojnë se situata më e rënduar paraqitet në veri të Milanos, mes Sesto San Giovanni dhe Monzës.
Në Kremoneze breshër me përmasa tepër të mëdha goditi zonat e Quattrocase, Fossacaprara e Roncadello. Departamenti i Mbrojtjes Civile parashikon reshje të dendura dhe përmbytje të mundshme në Lombardi dhe për këtë arsye ka paralajmëruar banorët të tregohen të kujdesshëm. Alarm për përmbytje ka dhe në Friuli, Liguria e Toscana./lajmiifundit/

E rëndë në Dibër, 65-vjeçari vdes pasi u godit nga kali
Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ...
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...