Rreth 1300 punonjës shëndetësorë nuk kanë arritur të marrin 300 euro shtesë për muajt korrik dhe gusht, të miratuara nga Qeveria e Kosovës, pavarësisht rrezikut që kanë bartur gjatë përballjes me pandeminë.
E lidhur me këtë Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se arsyeja e mos pagesës për këto kategori është për shkak të papërputhshmërisë së listave me kriteret e vendit të Qeverisë dhe udhëzimet e saja, shkruan portali arbresh.info.
Për këtë SHSKUK i ka kthyer listat që të rishikohen nga menaxherët që njëjtat të jenë konform vendimit të Qeverisë.
“Përderisa nuk bëhen rishikimet e duhura në këto lista, nuk do të mund të kryhen pagesa”, thuhet në njoftim.
Siç dihet, vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për shtesa mujore në vlerë prej 300 euro ka të bëjë me mjekët, infermierëve dhe teknikëve të cilët janë marrë drejtpërdrejt me trajtimin e pacientëve me Covid-19 dhe me kategoritë e profesionistëve nga institucionet si:
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...
Nis publikimi i rezultateve, me 6.5 përqind të votave të num...
Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Mallorcas pasi theu ...
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...