Brescia e ka pranuar ofertën e Interit për Sandro Tonalin, por rivali i qytetit Milani nuk dëshiron të dorëzohet në luftë për mesfushorin italian.
Sipas mediave italiane, Interi ka bërë ofertë për ta huazuar Tonalin me obligim për ta blerë për 30 milionë euro plus bonuse, ofertë të cilën e ka pranuar presidenti i Brescias, Massimo Cellino.
Por Cellino i ka kërkuar 5 milionë euro shtesë.
Tonali dëshiron t’i bashkohet Interit, por sipas Sky Sport Italia, Milani është i gatshëm ta barazojë ofertën e zikaltërve.
Por kuqezinjtë nuk e kanë përfshirë obligimin për ta blerë italianin e ri, duke përgatitur ofertë me opsion për ta blerë në fund të sezonit 2020/21.
Cellino dëshiron që obligimi për blerjen e tij të jetë pjesë e marrëveshjes dhe mediat italiane e pranojnë se dëshira e Tonalit është Interi. /Gazeta Express/
Shqipe Selimi: Bashkë fituam, bashkë vazhdojmë!
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...