Edhe pse në pandemi, emigrantët vazhdojnë që t’ia mësyjnë Bashkimit Evropian, ndonëse rrezikojnë të infektohen me virusin korona.
Kështu, 44 prej tyre i kapen sot në një shtëpi në Vaksincë të Kumanovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Policia kishte lëshuar flet-arrest për të zotin e shtëpisë, F.Q. Policia ishte nisur për ta kërkuar në shtëpinë e tij, sepse ai duhet që të vuaj dënim me burg.
Kërkimi për të i mundësoi policisë të gjejë 44 emigrantët nga Pakistani, Afganistani, Banglladeshi e Somalia. 16 prej tyre janë të mitur.
MPB-ja bën të ditur se janë marrë masa për ndriçimin e rastit në fjalë.
Valë ekstreme e të ftohtit në SHBA
Kontrolloni nëse ju duhet një jastëk i ri: Truku 30-sekondës...
Real Madridi fiton në “Mestalla“ ndaj Valencias dhe vazhdon ...
Prebreza: Dosjet e dorëzuara në hetuesi bazohen në vendime j...
Tragjedi në Liban/ Shembet ndërtesa, 5 të vdekur
Juventusi shpëton nga humbja ndaj Lazios në çastet e fundit